Kosova

“Mos ma gjyko lirinë”, nis dita e dytë e seancës gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, zbardhet AGJENDA dhe VENDIMI ndaj tyre, pritet…

Sot ka nisur dita e dytë e seancës gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Kujtojmë se një ditë më parë, të hënën, u dëgjuan Zyra e Prokurorit të Specializuar, ndërsa sot do të mbajë fjalën, secili nga ekipet e mbrojtjes.Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, udhëheqës të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, akuzohen për veprat përndjekje, burgim, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë të personave.Bëjmë me dije se djeshme qytetarë të shumtë protestuan para Gjykatës Speciale në Hagë, pasi nisi gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Qytetarët dolën me pankarta të ndryshme, ku përmes tyre kërkonin lirinë e ish-krerëve të UÇK-së.“Mos ma gjyko lirinë”, “Marshojmë për UÇK-në”, “UÇK, NATO”, “Kosova viktimë, Serbia agresore”, ishin disa nga pankartat e protestuesve.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button