Aktualitet

Vuçiç falenderon Macron për “pezullimin” e vizave për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka falenderuar presidentin e Francës, Emanuel Macron që lëshoi një deklaratë të fortë nga Tirana, kur tha se për të, liberalizimi i vizave për Kosovën, mund të konsiderohet i pezulluar për sa kohë nuk është mbajtur fjala e dhënë.

“Nuk dua të komentoj. Është vendim i një prej vendeve më të mëdha evropiane. Faleminderit Macron për shumë gjëra të tjera, për miqësinë që tregon ndaj Serbisë. Lidhur me vërejtjen, ai tha se duhet ta dënojmë dhunën në Banjska, këtë e kemi bërë në të njëjtën ditë disa herë, madje ia kam thënë vetë presidentit në takimin në Granada – tha Vuçiç.

Deklaratat e Vuçiç u bënë gjatë një vizite të tij në Kinë, ku mes të tjerash takoi edhe presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.


Por sipas një hulumtimi të , procesi i liberalizimit të lëvizjes për qytetarët kosovarë nuk është më një gjë që varet nga shtetet anëtare. Për më shumë, shkrimi më poshtë.

Si është e vërteta? Ngatërresa e Makron me pezullimin e vizave. Rama ngazëllehet

#Vuçiç #falenderon #Macron #për #pezullimin #vizave #për #Kosovën

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button