Aktualitet

Oboti rrezikon të përmbytet sërish, shteti s’ka marrë asnjë masë

Oboti është zona më e prekur nga përmbytjet në stinën e dimrit në Bashkinë Shkodër. Në prag të sezonit të dimrit, masat e vetme për të përballuar përmbytjet janë marrë vetëm nga banorët.

Një gjë e tillë bëhet me dije nga kryeplaku i fshatit, Gregor Pemaj, i cili thotë se nuk është marrë asnjë masë nga shteti. Ai tregon ku duhet të ndërhyhet. Duke u ndalur tek shkarkimet e hidrocentraleve, Pemaj kërkon të vihet një specialist i ish partisë së punës në diga dhe jo specialist partie.

Nga kjo zonë janë larguar shumë familje gjatë viteve të fundit, ku shkaku kryesor janë përmbytjet. Sot në Obot kanë mbetur rreth 60 familje tregon Pemaj.


Dëmet në këtë zonë kanë qenë të shumta gjatë viteve, ndërkohë dëmshpërblimet kanë qenë të pakta, sa nuk kanë mjaftuar për t’u ardhur në ndihmë familjeve.

#Oboti #rrezikon #të #përmbytet #sërish #shteti #ska #marrë #asnjë #masë

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button