Aktualitet

Ishte një gabim i thellë që nuk kishte ardhur asnjë president i Francës në Shqipëri

Presidenti francez, Emmanuel Macron e ka quajtur vizitën e tij historike në Tiranë, rregullim të gabimeve të së shkuarës.

Macron u shpreh se “ishte një gabim i thellë që prej vitit 1992 dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike nuk kishte ardhur asnjë presidentit i Francës në Shqipëri, jo vetëm t’ju vizitonte por edhe të bënit një copë rrugë bashkë”.

Ai theksoi se vizita e tij ishte një formë rregullimi e marrëdhënies mes dy vendeve.


“Të jem në krahun tuaj sot, është një formë riangazhimi e Francës në vendin tuaj dhe në rajon. Ishte një gabim i thellë që prej vitit 1992 dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike nuk kishte ardhur asnjë presidentit i Francës në Shqipëri, jo vetëm t’ju vizitonte por edhe të bënit një copë rrugë bashkë. Ishte momenti për ta bërë, kjo vizitë zyrtare ishte një formë riparimi, rregullimi i gabimit, ishte një formë rregullimi e marrëdhënies sonë.

Nuk dua të shoh nga e kaluara por nga e ardhmja. Delegacioni në na shoqëron tregon për vullnetin tonë. Të respektojmë atë që na lidh, historia kulturore.

Isha shumë krenar që i dorëzova dekoratën Ismail Kadare”, tha ai në konferencë me Ramën.

#Ishte #një #gabim #thellë #që #nuk #kishte #ardhur #asnjë #president #Francës #në #Shqipëri

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button