Në samit kërkova sanksione për Serbinë, siguri për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga Tirana ka kërkuar që Bashkimi Evropian të sanksionojë Serbinë dhe të garantojë siguri për Kosovën.
Për gazetarët, Albin Kurti u shpreh se Presidenti serb është i zënë në Kinë, ndërsa tha se kryeministres Brnabiç sot i ka kërkuar që të nënshkruajnë marrëveshjen, por ajo nuk ka pranuar.
“Është e rëndësishme që të mos ketë episode të tjera si ato në 24 shtator. Duhet të ketë sanksione për Serbinë dhe siguri për Kosovën. Është ditë e mirë sepse procesi i Berlinit e bën Ballkanin evropian.
Të gjitha shtetet duhet të anëtarësohen sa më parë.
Ne kemi marrëveshje me Serbinë, ajo e 27 shkurtit që ka njohjen de facto reciproke dhe ajo duhet të zbatohet. Sot gjatë takimit të drekës unë kam kërkuar nga kryeministrja Brnabic që ta nënshkruajmë marrëveshjen bazike dhe aneksin e Ohrit.
Unë jam që të zbatohen ato tani që presidenti i Serbisë është i zënë në Kinë në takim me superfuqitë lindore. Unë kam thënë le të nënshkruajmë me kryeministren e Serbisë, por ajo nuk ishte e interesuar”, tha Kurti.
#Në #samit #kërkova #sanksione #për #Serbinë #siguri #për #Kosovën
Lapsi