Aktualitet

Video/ Goditje në portë e situata në zonë: Sylvinho bën provat e fundit anti-Bullgari

Sylvinho

Provat e fundit para miqësores me Bullgarinë janë kryer. Tekniku Sylvinho në seancën zyrtare stërvitore para ndeshjes së nesërme ka provuar taktika dhe situata para porte, që mund t’i shërbejnë për të thyer prapavijën bullgare. Goditjet në portë kanë qenë gjithashtu pjesë e rëndësishme e seancës, me brazilianin që tregon kështu se e ka shumë të rëndësishme në konceptin e tij të lojës.

Pas konferencës zyrtare për mediat, Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën zyrtare në stadiumin “Air Albania”, para miqësores me Bullgarinë. Skuadra ka dalë në fushën e stadiumit dhe ka zhvilluar fillimisht përgatitje atletike. Më pas, lojtarët kanë punuar më shumë me topin, teksa trajneri Sylvinho dhe stafi i tij kanë provuar vendosje të ndryshme në fushë. Situata loje dhe zgjidhje në veprimet brenda zonës apo goditjet në portë kanë qenë kryesore në kërkesat e teknikut.

I gjithë grupi është stërvitur normalisht dhe nuk ka patur probleme fizike për asnjë nga lojtarët. Duke parë intensitetin e ndeshjeve në këtë pikë të sezonit, Sylvinho ka preferuar të mos i japë shumë ngarkesë fizike të tijve. Shqipëria do të luajë të martën miqësoren me Bullgarinë, që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” dhe do të nisë në ora 18:00.


Lexo më tej: “Ja si qendron e vërteta me Brojën”: Sylvinho zbulon situatën me sulmuesin e flet për rinovimin e kontratës

Kjo është ndeshja e dytë e Kombëtares kuqezi për muajin tetor, pas sfidës zyrtare të kualifikueseve të Euro 2024 ndaj Çekisë. Në 12 tetor, në “Air Albania”, Shqipëria u imponua 3-0 dhe tashmë është në krye të Grupit E kualifikues për në Euro 2024 me 13 pikë.

#Video #Goditje #në #portë #situata #në #zonë #Sylvinho #bën #provat #fundit #antiBullgari

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button