Samiti i Procesit të Berlinit/ Mbërrin në Tiranë kryeministri gre

Ditën e sotme në Tiranë do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit. Për të marrë pjesë në takim ka mbërritur edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis. Ai është pritur në aeroport nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani.
“Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, mirëpret në Tiranë Kryeministrin e Republikës së Greqisë, Kyriakos Mitsotakis në kuadër të Samitit Procesit të Berlinit, që po zhvillohet për herë të parë në një vend të Ballkanit Perëndimor”, shkruan Hasani.
Sipas mediave greke, kryeministri grek pritet të këtë në agjendën e tij të diskutimeve çështjen e kryebashkiakut Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg, për blerje votash. Mitsotakis do të kërkojë që Beleri të lejohet të bëjë betimin si kryebashkiak.
#Samiti #Procesit #të #Berlinit #Mbërrin #në #Tiranë #kryeministri #gre
Lapsi