Aktualitet

Vinin baste sportive në lokalet e tyre, arrestohen dy persona në Shijak

Dy persona janë arrestuar në Shijak, pasi organizuan lojëra fati në kundërshtim me ligjin në lokalet e tyre. Gjatë operacionit policor të koduar “Basti i fundit”, në pranga ranë shtetasit me iniciale G. D., 49 vjeç dhe K. D., 23 vjeç të dy banues në Shijak.

Policia sekuestroi dy celularët me faqe bastesh aktive që kishin autorët, të cilat do përdoren në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.


#Vinin #baste #sportive #në #lokalet #tyre #arrestohen #persona #në #Shijak

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button