Aktualitet
Biden: Pushtimi i Gazës nga Izraeli do të ishte një gabim i madh

Presidenti i SHBA-s, Joe Biden, së fundmi në një intervistë është shprehur se pushtimi i Gazës nga ushtria izraelite do të ishte “një gabim i madh”. Ai e deklaroi këtë në televizionin CBS, duke shtuar se Hamasi nuk përfaqëson të gjithë palestinezët. Biden përsëriti edhe një herë se Hamasi duhet të eliminohet plotësisht.
“Unë besoj se shteti hebre e kupton se një pjesë e konsiderueshme e popullit palestinez nuk ndan pikëpamjet e Hamasit dhe Hezbollahut,” shtoi ai.
Po ashtu, Biden tha se “nuk ka asnjë provë” të përfshirjes së Iranit në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, duke konfirmuar atë që zyrtarët amerikanë thanë javën e kaluar.
#Biden #Pushtimi #Gazës #nga #Izraeli #të #ishte #një #gabim #madh
Lapsi