Amber Heard akuza ndaj Jason Momoa

Akuza të reja po dalin në dritë rreth sjelljes së pretenduar të Jason Momoa në xhirimet e Aquaman.
Sipas dokumenteve të gjykatës të lëshuara muajin e kaluar dhe të marra nga Variety, Heard tha për aktorin se ai vinte i dehur dhe vonë në xhirime në shënimet e marra nga psikologu klinik dhe mjeko-ligjor Dr. Dawn Hughes, i cili u soll nga ekipi ligjor i Heard në çështjen me Johnny Depp.
Shënimet e Hughes thonë më tej se Heard pretendonte se Momoa mbërriti në xhirimet e filmit superhero të DC Studios “duke u veshur si” ish-i saj Depp, duke mbajtur “të gjitha unazat”.
Në një deklaratë për PEOPLE, DC Studios tha, “Jason Momoa u soll në mënyrë profesionale në çdo kohë në xhirimet e filmit “Aquaman and the Lost Kingdom”. Ne jemi të emocionuar që audienca do e shoh filmin këtë dhjetor.”
Gjyqi i vitit të kaluar për shpifje në Virxhinia filloi kur Depp paditi ish-gruan e tij për shpifje për një shkrim të vitit 2018 ku ajo përfshinte akuza për abuuzim. Pasi aktori i Pirates of the Caribbean fitoi tre pretendime dhe Heard fitoi një nga tre kundërpaditë e saj, ajo i pagoi atij 1 milion dollarë.
Gjatë paraqitjes së tyre të gjatë ligjore, Amber dëshmoi gjithashtu se roli i saj si Mera në filmin e ardhshëm Aquaman and the Lost Kingdom ishte i rrezikuar mes vëmendjes së publikut për jetën e saj personale./
#Amber #Heard #akuza #ndaj #Jason #Momoa
Lapsi