Aktualitet

Jada Pinkettzbulon bisedën me Chris Rock pas incidentit në Oscars

Jada Pinkett Smith ka zbuluar së fundmi bisedën me Chris Rock pas incidentit të diskutueshëm të Oscars me Will Smith.

Në Oscar 2022, Chris po prezantonte një çmim në skenë kur bëri një shaka për kokën e rruar të Jada. Will i bërtiti Chris nga vendi i tij përpara se t’i afrohej komedianit dhe ta godiste në fytyrë gjatë shfaqjes live.

Gjatë një interviste me PEOPLE, Jada zbuloi se në momentet më pas, kur pati një pauzë në transmetim, Chris iu afrua asaj. “Chris zbriti në fund të skenës dhe u përpoq të më kërkonte falje”, kujton ajo. “Ai tha, ‘Nuk doja të të bëja keq’. Unë  i thashë, ‘Nuk mund të flas për këtë tani, Chris.


Në lidhje me shuplakën, Jada kujton se ishte aq iebefasuar saqë në fillim “mendoi se ishte një skenë”.

“Nga vendi ku isha ulur nuk mund ta dalloja. Nuk dukej sikur Will goditi Chris”, u shpreh ajo. “Kështu që kur Chris lëvizi, dukej sikur ai nuk arriti ta qëllonte. Dhe kur ai vazhdoi të qëndronte në këmbë dhe më pas kur vazhdoi të zbriste , unë thashë: “Nuk ka shanse që Will ta ketë goditur. Vetëm kur ai filloi të kthehej te karrigia e tij, kuptova se nuk ishte një skenë,” shtoi Smith. “Unë isha e habitur më shumë se çdokush tjetër atë natë.”

Duke iu përgjigjur komentit të Chris për kokën e saj të rruar, Jada, e cila vuan nga alopecia, i tha medias: “Dua të them, kjo është ajo që bëjnë humoristët. Më duhet vetëm të them se nuk jam këtu për të gjykuar se si njerëzit vendosin të shprehin artin e tyre. Do të them që disa herë më janë lënduar ndjenjat, me siguri. Jam lënduar nga Chris.”/

 

#Jada #Pinkettzbulon #bisedën #Chris #Rock #pas #incidentit #në #Oscars

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button