Lufta në Rripin e Gazës/ Zhvillohen mitingje pro-palestineze në Angli dhe Skoci

Mijëra demonstrues pro-palestinezë marshuan në qendër të Londrës këtë të shtunë. Ata kanë bërë thirrje për t’i dhënë fund aksionit ushtarak të Izraelit në Rripin e Gazës. Protestuesit valëvitën flamuj palestinezë teksa mbanin edhe tabela që shkruanin “Palestina e lirë”. Kujtojmë se në fillim të javës ministrja e Brendshme e Britanisë Suella Braverman ka thënë se valëvitja e një flamuri palestinez mund të ishte një vepër penale.
Marshuesit u ndalën edhe jashtë Downing Street ku brohoritën: “Rishi Sunak, turp për ty” dhe “Nga lumi në det, Palestina do të jetë e lirë”. Mësohet se deri më tani shtatë persona janë arrestuar.
Mitingje të tilla janë mbajtur edhe në Mançester dhe Edinburg dhe pjesë të tjera të Mbretërisë së Bashkuar, por edhe në Skoci.
#Lufta #në #Rripin #Gazës #Zhvillohen #mitingje #propalestineze #në #Angli #dhe #Skoci
Lapsi