Aktualitet
Bie zjarr në një sipërfaqe në Krujë, ndërhyhet për të shuar flakët

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe toke bujqësore në fshatin Gramzë të Krujës. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shërbimit zjarrfikës të Krujës. Zona është e mbuluar nga një re e madhe tymi, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve.
Fatmirësisht pranë vatrave të zjarrit nuk ndodhen banesa, ndërsa dyshohet se zjarri është vënë për të djegur mbetjet në parcelat bujqësore.
#Bie #zjarr #në #një #sipërfaqe #në #Krujë #ndërhyhet #për #të #shuar #flakët
Lapsi