Aktualitet
Ndërkombëtarët zbarkojnë në Beograd, Vuçiç: Priten gjëra të reja për Kosovën

Më 21 tetor pesë shtetet e mëdha përmes përfaqësuesve të tyre, ku përfshihen i dërguari i Bashkimit Europian, Mirosllav Lajçak, emisaret e presidentëve të SHBA-së, Francës, Gjermanisë si edhe vetë kryeministrja italiane do të vizitojnë Serbinë. Sipas presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, në fokus do të jenë zhvillimet e fundit në Kosovë.
“Në ditët në vijim na presin shumë punë. ‘Pesëshja e madhe’ do të vijnë në Beograd me gjëra të reja rreth Kosovës”, ka thënë ai, raportojnë mediat serbe.
#Ndërkombëtarët #zbarkojnë #në #Beograd #Vuçiç #Priten #gjëra #të #reja #për #Kosovën
Lapsi