Drogë në parcelat me misër, lihet në burg një prej të arrestuarve

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën arrest me burg vetëm për një nga 2 të arrestuarit pas operacionit antidrogë në Bishan të Vlorës.
Pas operacionit policor efektivët gjetën bimë kanabisi mes rreshtave me bimë misri të cilat i asgjësuan. Sipas policisë, në sipërfaqen e tokës së mbjellë me misër u gjetën 4900 mijë bimë narkotike dhe një sasi tjetër kanabisi në proces tharje, e cila pas peshimit u raportua se bëhej fjalë për 298 kg kanabis.
Paralelisht me aksionin për asgjësimin e sipërfaqes së mbjellë me kanabis, forcat e rendit shoqëruan dy persona, pronarin e tokës i cili tha se e kishte dhënë atë me qira. Në pranga përfundoi edhe qiramarrësi i tokës, një shtetas me inicialet S.Ll, i cili po hetohet bashkë me persona të tjerë për veprën penale kultivim i bimëve narkotike.
#Drogë #në #parcelat #misër #lihet #në #burg #një #prej #të #arrestuarve
Lapsi