Aktualitet

I dënuar me 19 vite burg për trafik droge, arrestohet 53 vjeçari në Vlorë

Lorenc Sadikaj ka rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si pjesëtar i një grupi kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Sadikaj u arrestua në lagjen “10 Korriku” në Vlorë me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

53-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit të Catanias, Itali, e ka dënuar me 19 vjet e 6 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 16 vjet, 6 muaj e 24 ditë, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Organizata kriminale”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.


#dënuar #vite #burg #për #trafik #droge #arrestohet #vjeçari #në #Vlorë

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button