Aktualitet

Vritet gazetari i Reuters në Liban

Vritet gazetari i Reuters në Liban

Një gazetar i agjencisë së lajmeve Reuters është vrarë teksa punonte në Libanin jugor, njoftoi agjencia në një deklaratë zyrtare

“Ne jemi thellësisht të pikëlluar pasi mësuam se gazetari ynë, Issam Abdallah, është vrarë”, thuhet në deklaratë.

“Issam po punonte si pjesë e një ekipi të Reuters në Libanin jugor, i cili po jepte një sinjal video të drejtpërdrejtë nga vendngjarja.


“Ne po kërkojmë urgjentisht më shumë informacion, duke punuar me autoritetet në rajon dhe duke mbështetur familjen dhe kolegët e Issamit” shton Reuters më tej.

Gazetarët e Reuters, Thaer Al-Sudani dhe Maher Nazeh gjithashtu pësuan lëndime dhe po kërkojnë kujdes mjekësor, sipas deklaratës zyrtare./Reuters

#Vritet #gazetari #Reuters #në #Liban

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button