Aktualitet

Video / Historike, Shqipëria shemb Çekinë dhe shkon +4 nga vendi i dytë: Asani, Seferi e Muja ndezin kuqezinjtë

Shqipëria

Shqipëria triumfon 3-0 ndaj Republikës Çeke, duke e kthyer Arenën Kombëtare në një fortesë me 100% fitore. Fitorja e parë ndaj çekëve që pas ndarjes së Cekosllovakisë. Asani e Seferi (dygolësh) vendosën ndeshjen, duke përfituar edhe nga fakti që kundërshtari luajti me 10 lojtarë gjithë pjesën e dytë.

Asnjë ndryshim për Sylvinho, me përjashtim të Ajetit që zëvendësoi Ismajlin e dëmtuar, në krahasim me fitoren ndaj polakëve. Një pjesë e parë plot emocione në “Air Albania”, e bërë edhe më spektakolare nga goli i numrit 9 Jasir Asani në minutën e 9’.   Një goditje e mrekullueshme me të majtën nga distanca dhe Asani i dha formacionit kuqezi epërsinë. Pak para pushimit, sulmuesi i Çekisë, Chytil u përjashtua me karton të kuq në aksionin që solli golin e barazimit për Çekinë. Lojtari e kishte prekur me dorë topin që shkoi në rrjetë, duke u ndëshkuar. Çekët reaguan në minutat e fundit, pavarësisht se ishin me një lojtar më pak, duke bërë disa sulme para pushimit.

Pjesa e dytë ishte tjetër histori. Dominim total dhe Taulant Seferi shënoi golin e parë me fanellën e kombëtares në fillimin e lojës. Një assist i Asanit që u kontrollua me Var para se të vlerësohej, për pozicion jashtë loje. Seferi pastaj bëri tris në minutën e 73’, duke entuziazmuar publikun.  Kuqezinjtë mund ti kishin dhënē përmasa fitores me pokerin e Arbnor Mujës. Por ai që do kishte qenë goli i parë me fanellën e kombëtares u anulua me Var.


Një fitore që e ngjit në 13 pikē Shqipërinë në krye të grupit E, ndjekur tashmë nga Polonia me 9. Çekia e Moldavia, kundërshtari ynë i radhës kanë 8 pikë, por për matematikën Sylvinho ka nevojë edhe për një pikë. E ka dy ndeshje për ta marrë.

 

#Video #Historike #Shqipëria #shemb #Çekinë #dhe #shkon #nga #vendi #dytë #Asani #Seferi #Muja #ndezin #kuqezinjtë

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button