“Forca djema, unë jam me ju!” Kumbulla nuk luan që në maj, por e do kombëtaren në Europian

I dëmtuar rëndë në ndeshjen Roma-Milan, qendërmbrojtësi i Romës Marash Kumbulla nuk luan në fushat e blerta që në muajin maj e megjithatë me zemër e shpirt është në fushë. Aty, në qendër të mbrojtes, kundër Çekisë. Lojtari është në fazë rikuperimi pas ndërhyrjes që pati në gju, por kjo nuk e ka penguar t’i urojë fat të mbarë shokëve të tij të skuadrës. Me një histori në Instagram, Kumbulla ka përcjellë mesazhin: “Forca djema, unë jam me ju!”
Lexo më tej: Kumbulla operohet me sukses në gju, do të rishihet në 2024: detajet mbi operacionin e kohët e rikuperimit
23-vjeçari ka humbur dy takimet e muajit qershor kundër Moldavisë dhe transfertën me Ishujt Faroe. Kumbulla nuk arriti të ishte gati as për ndeshjen në Pragë ndaj Çekisë në shtator e mungoi edhe në fitoren me Poloninë tre ditë më pas.
La stagione non è andata come avrei desiderato ed è finita nel peggiore modo possibile. Sono molto deluso e mi servirà del tempo per guarire. Sfrutterò questo tempo per tornare ancora più forte e per cambiare le cose, ve lo assicuro. Grazie a tutti per i messaggi. Daje Roma! 🟡🔴 pic.twitter.com/68xCq1jhpz
— Marash Kumbulla (@KumbullaMarash) May 1, 2023
#Forca #djema #unë #jam #Kumbulla #nuk #luan #që #në #maj #por #kombëtaren #në #Europian
Lapsi