Aktualitet

Asgjësohen bimë kαnabis në Krujë, autorët ende të paidentifikuar

Është finalizuar faza e 40-të e operacionit të koduar “Territor i pastër”, ku u asgjesuan 328 bimë narkotike kanabis që u gjetën të kultivuara në fshatra të ndryshme të malësisë së Krujës.

Policia lokalizoi drogën pas kontrolleve me dronë nëpër zonën e Krujës me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Më parë, në kuadër të këtij operacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 39 342 bimë narkotike kanabis. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


#Asgjësohen #bimë #kαnabis #në #Krujë #autorët #ende #të #paidentifikuar

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button