Aktualitet

Zbulohet grupi mashtrues në rrjetet sociale, procedohen 3 të mitur në Tiranë

Tre të mitur janë proceduar penalisht në kryeqytet pasi janë përfshirë në një skemë mashtrimi. Autorët, të moshave 16 dhe 17 vjeç, krijonin llogari me të dhëna të falsifikuara të shtetaseve të ndryshme dhe me anë të postimeve në këto profile, premtonin favore seksuale kundrejt pagesave të ndryshme.

Administratorët e këtyre profileve kërkonin nga të interesuarit që pagesa të kryhej në disa vendndodhje të përcaktuara prej tyre. Ata i merrnin paratë dhe më pas largoheshin duke i bllokuar personat në llogaritë e tyre në rrjetet sociale ku komunikonin.


#Zbulohet #grupi #mashtrues #në #rrjetet #sociale #procedohen #të #mitur #në #Tiranë

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button