Sport

Po transportonte 19 emigrantë me kamion, policia greke arreston shqiptarin

Policia greke ka vënë në pranga një shtetas shqiptar, pasi u kap duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm me kamion.

Mediat lokale bëjnë me dije se personi në fjalë u arrestua pasditen e djeshme (9 Tetor) në pikën kufitare Greqi-Turqi, në Evros nga oficerët e Departamentit të Kontrollit të Pasaportave.

Ai u kap teksa po tentonte të fuste në shetin helen emigrantët e paligjshëm të cilët i kishte fshehur në kamionin që drejtonte.

Për rrjedhojë emigrantët e paligjshëm janë arrestuar dhe po merren në pyetje nga policia, ndërsa kamioni që drejtonte shqiptari është sekuestruar.

I arrestuari do të dërgohet në Prokurorinë e Qarkut të Aleksandropolis, ndërsa hetimet paraprake po kryhen nga Nëndrejtoria e Sigurimit të Aleksandoupolit./f.s

#transportonte #emigrantë #kamion #policia #greke #arreston #shqiptarin

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button