Aktualitet
Banorët e Bërxullës në protestë kundër projektit ‘Thumanë-Kashar’

Banorët e Bërxullës kanë nisur protestën në shenjë kundërshtie për ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar. Pjesë e tubimit janë bërë edhe fëmijët e tyre, të cilët nuk kanë shkuar sot në shkollë.
Banorët mbajnë në duar pankarta me mbishkrime ‘Po na vrisni të ardhmen’, ‘Prona është pasuria jonë’, etj,. Ata kanë bllokuar rrugën. Sakaq në vendngjarje ka prani të forcave policore.
#Banorët #Bërxullës #në #protestë #kundër #projektit #ThumanëKashar
Lapsi