Pogba pozitiv, Juventus bën lëvizjen e parë: pezullohet pagesa, rroga e francezit më e ulët se te Kukësi

Lëvizja e parë e Juventus kunddrejt Paul Pogba pas rezultatit të kundër-analizës. Prova konfirmoi pozitivitetin e testit antidoping të kryer pas Udinese-Juventus më 20 gusht. Klubi i Juventus, në fakt, i ka dërguar francezit dhe avokatëve të tij një komunikim zyrtar për pezullimin e pagesës së pagës aktuale. Sipas rregullores, lojtarit do t’i garantohet vetëm minimumi federal nga marrëveshja kolektive. E përkthyer në shifra do të thotë 42,477 euro bruto, afërsisht 2 mijë euro neto në muaj
Pogba është pezulluar si masë paraprake nga Gjykata Kombëtare Anti-Doping. Deri të premten mesfushori francez mund të vendosë nëse do të kërkojë të merret në pyetje nga prokurori i antidopingut, apo do të dërgojë dokumentet e mbrojtjes me qëllim që të evidentojë paqëllimshmërinë e pozitivitetit. Lojtari rrezikon deri në katër vjet skualifikim, që mund të reduktohet në dy në rast të një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë. Në rast dënimi, Juve do të mund të ndërpresë edhe kontratën, e cila skadon më 30 qershor 2026.
Lexo më tej: Kundër-analiza, Pogba pozitiv me hormonin e rinisë e jo testosterone: ja si ndryshon situata
Kundëranaliza zbuloi se substanca e gjetur në trupin e francezit nuk është testosteroni, por Dhea. Akronimi për dehydroepiandrosterone, një hormon steroid endogjen natyral i njohur zakonisht si “hormoni i rinisë”. Megjithatë, është një substancë e klasifikuar si doping, por e pranishme në shumë produkte në treg jashtë Italisë. Një pikë që mund të ndihmojë mbrojtjen e francezit.
#Pogba #pozitiv #Juventus #bën #lëvizjen #parë #pezullohet #pagesa #rroga #francezit #më #ulët #Kukësi
Lapsi