Life Style

Anulohet fluturimi i sotëm që pritej të sillte shtetas shqiptarë nga Izraeli

Është anuluar fluturimi i cili pritej të sillte këtë paradite shtetas shqiptarë nga Izraeli. Kështu raporton TV Klan nga aeroporti i Rinasit. Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme mbërritën 40 shqiptarë, mes të cilëve edhe shtetas nga Kosova e Maqedonia e Veriut. Ata u pritën nga ministri i Jashtëm Igli Hasani.

Sipas Ministrisë, në ditët në vijim do të ketë sërish të tjera fluturime të posaçme drejt Tel Aviv, ndërkohë që MEPJ është në koordinim edhe ministritë simotra të vendeve të rajonit për t’u ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre.

Në Izrael tashmë është shpallur gjendje lufte e rrjedhimisht nga Ministria e Jashtme e vendit tonë është kërkuar kthimi i menjëhershëm i shqiptarëve që ndodhen atje në Shqipëri.

/a.r

#Anulohet #fluturimi #sotëm #që #pritej #të #sillte #shtetas #shqiptarë #nga #Izraeli

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button