Aktualitet

Video/ Kacbufi njeriu i derbit: Erzeni mposht Teutën në Niko Dovana e sikletos Martinin

Kacbufi

Pas surprizës në Rrogozhinë, Teuta është kthyer në vështirësi e mundur 0-1 nga Erzeni në Niko Dovana. Durrsakët janë mposhtur në derbin e javës së 8 në Kategorinë Superiore, duke komplikuar përsëri renditjen. Kacbufi vendosi ndeshjen me një gol në minutën e 79′. Shijakasit panë gjithashtu t’i anullohet edhe një gol në pjesën e parë, për pozicion jashtë loje të Kahrimanovic.

Në Durrës u luajt një derbi shumë emocionues, me raste shënimi, gol të anulluar e një realizim dramatik 10 minuta nga fundi. Dy skuadrat vinin nga momente të ndryshme: ajo e Martinit nga fitorja me kryesuesit e ajo e Deliallisit pas dy humbjeve radhazi. Impakti me ndeshjen ishte më i mirë për Erzenin, që mori avantazhin në minutën e 43′. Sa keq që Kahrimanovic ishte në pozicion jashtë loje dhe goli nuk vlente.

Shijakasit insistuan përpara, pa u zbilancuar. Kundërsulmi i Teutës mund të bënte keq. Deliallisi mbrojti me kujdes, me trajtim special sidomos ndaj Filit. Tepër i insistuar ishte Kahrimanovic, me mesfushorin kroat që shërbeu në minutën e 79′ për golin e fitores. Kacbufi ishte aty, i gatshëm të depozitonte në rrjetë avantazhin 0-1.


Një gol që vlen tre pikë e kthen Erzenin te suksesi. Shijakasit ngjiten në vendin e 6 me 11 pikë, ndërsa Teuta mbetet e treta nga fundi, me 8 pikë, një më shumë se Dinamo e Kukësi që mbyllin renditjen.

#Video #Kacbufi #njeriu #derbit #Erzeni #mposht #Teutën #në #Niko #Dovana #sikletos #Martinin

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button