Aktualitet
Bie ashensori, humb jetën 58-vjeçari te Fusha e Aviacionit

Një 58-vjeçar është zënë poshtë nga ashensori në një pallat në ndërtim tek Fusha e Aviacionit në Tiranë. Burri ka humbur jetën, pasi ashensori ka rënë në katin e nëndheshëm të pallatit.
“Më datë 08.10.2023, rreth orës 11:30, te ish-Fusha e Aviacionit, dyshohet se si rezultat i një defekti, ka rënë nga kati i parë, në katin minus një, ashensori i një pallati në ndërtim e sipër.
Si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi T. M., 58 vjeç, për të cilin kanë kallëzuar familjarët, se ditën e djeshme nuk është kthyer në banesë”, thuhet ne njoftimin e policise.
Nderkohe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes” thuhet në njoftimin e policisë.
#Bie #ashensori #humb #jetën #58vjeçari #Fusha #Aviacionit
Lapsi