Aktualitet

Emri/ Dhunoi të atin, arrestohet 37-vjeçari në Shkodër

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga Robert Stakën, 37-vjeç i cili kishte kanosur e dhunuar babanë e tij, i cili ishte me urdhër-mbrojtje.

Gjatë kontrollit në banesën e 37-vjeçarit, policia gjeti edhe një armë imituese. Po ashtu gjatë verifikimeve ka rezultuar se 37-vjeçari në një ambient të marrë me qira, menaxhonte nëpërmjet kompjuterëve dhe pajisjeve të tjera elektronike, llogaritë që kishte në Facebook dhe në WEB, në të cilat postonte fyerje dhe shpifje kundrejt shtetasve të ndryshëm, disa prej tyre me funksione publike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja”, “Dhuna në familje”, “Fyerja”, “Shpifja”, “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.


#Emri #Dhunoi #të #atin #arrestohet #37vjeçari #në #Shkodër

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button