Aktualitet

“Kosova është Shqipëri”, klubi grek reagon me neveri: Do t’i gjejmë përgjegjësit!

Klubi grek i AEK-ut ka reaguar pas shfaqjes në stadium të banderolës me mbishkrimin “Kosova është Shqipëri” gjatë ndeshjes kundër AJAX mbrëmjen e shkuar në Athinë. Përmes një deklarate, klubi grek dënon këtë akt dhe thotë se s’ka të bëjë fare me origjinën historike dhe me atë që përfaqëson AEK. Më tej thuhet se ka nisur një proces hetimi për të gjetur përgjegjësitë. Më poshtë pjesë nga deklarata e AEK.

AEK shpreh neverinë e saj dhe dënon pa mëdyshje daljen, qoftë edhe për pak sekonda, të një pankarte me përmbajtje ekstreme nacionaliste në stadiumin tonë. AEK-u nuk ka nevojë të provojë asgjë me fjalë, pasi e ka bërë me vepra në mënyra të padiskutueshme dhe me nisma që asnjë grup tjetër nuk ka marrë, kundër luftës. Për ngjarjen konkrete trishtuese dhe indinjuese, AEK deklaron se nuk do të qëndrojë kështu. Tashmë po nisim aksionet për caktimin e përgjegjësive edhe për një imazh momental – e përsërisim – që me të drejtë trazoi masën e madhe të botës sonë sportdashëse, e cila gjithashtu e ka kundërshtuar ashpër. Do t’i gjejmë patjetër përgjegjësit dhe do t’u ndalohet përgjithmonë hyrja në stadiumin tonë.


#Kosova #është #Shqipëri #klubi #grek #reagon #neveri #gjejmë #përgjegjësit

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button