Aktualitet

Berisha: Të gjitha të vërtetat tona janë certifikuar plotësisht nga raporti i OSBE/ODIHR

Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka folur për raportin e OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet ku tha se në atë raport janë pasqyruar dhe certifikuar të gjitha të vërtetat dhe faktet e raportuara nga PD.

“Së pari, ne me qytetarët po flasim me të vërteta dhe fakte, të cilat me kënaqësi konstatoj se janë certifikuar plotësisht nga institucioni i pavarur i zgjedhur nga komuniteti ndërkombëtar për të vëzhguar zgjedhjet në të gjithë hapësirën euroatlantike, në të gjithë hapësirën e OSBE-së.
Ne vlerësojmë se, çështjet themelore që paraqiten në këtë libër, në respektin më të madh të mbrojtjes së votës së qytetarëve dhe dënimit të kriminelëve elektoralë, janë pasqyruar në raportin e OSBE/ODIHR.
Asgjë nuk bind më shumë se e vërteta njeriun.
Sa i përket çështjes së dytë, pa diskutim PD është në një analizë, do të vazhdojë analizën dhe do i përmbahet me përpikmëri statutit të saj.”
, tha Berisha


#Berisha #Të #gjitha #të #vërtetat #tona #janë #certifikuar #plotësisht #nga #raporti #OSBEODIHR

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button