Shiste produkte ushqimore të skaduara afër një shkolle, merret në hetim 60-vjeçarja në Tiranë

Pronarja 60-vjeçare e një dyqani në afërsi të një shkolle në rrugën “Tre Dëshmorët” në Tiranë është proceduar penalisht pasi shiste në objekt produkte ushqimore të cilave ju kishte kaluar afati i konsumimit.
“Gjatë kontrolleve, në rrugën “Tre Dëshmorët”, në dyqanin e shtetases F. Ç., 60 vjeçe, u gjetën dhe u sekuestruan produkte të ndryshme ushqimore që ajo i shiste në afërsi të një shkolle, edhe pse iu kishte kaluar afati i konsumimit.
Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në ngarkim të shtetases F. Ç., 60 vjeçe, banuese në Tiranë”, njofton policia.
/f.s
#Shiste #produkte #ushqimore #të #skaduara #afër #një #shkolle #merret #në #hetim #60vjeçarja #në #Tiranë