Aktualitet

“Alarm” në Pogradec/ U dyshua për tritol, pas kontrollit zbulohen GPS në 2 mjetet e Çekanit, i riu u arrestua pak javë më parë

• Në 2 makinat në pronësi të Eris Çekanit, janë vendosur GPS pa dijeninë e tij. • Makinat ishin parkuar pranë Prokurorisë, në lagjen numër 2 në Progradec. • Gjatë orëve të mbrëmjes, rroja ka parë autorët teksa kanë qenë duke vendosur GPS. • Ai dyshoi fillimisht se është eksploziv, por pas mbërritjes forcave xheniero nga Tirana u konstatua që nuk ishte lënë shpërthyese. • Këto 2 makina, Çekani i lëshon me qira dhe mbetet mister motivi se përse iu është vendosur GPS. • 39-vjeçari nuk është emër i panjohur për Policinë, pasi ka qënë i përfshirë në një sherr me disa persona të tjerë, e më pas u arrestua.

POGRADEC-Policia ka dalë me një njoftim zyrtar pas kontrolleve që u ushtruan në makinat në pronësi të Eris Cekanit. Forcat blu bëjnë të ditur se nën dy automjetet në pronësi të Çekanit janë konstatuar dy sende të dyshimta, të cilat ishin dy GPS. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të rastit.

Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 3, Pogradec, nën dy automjetet në pronësi të shtetasit E. Ç., 39 vjeç, banues në Pogradec (të cilat i lëshon me qira) janë konstatuar dy sende të dyshimta. Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe nga verifikimet e kryera, rezultoi se nuk ishin lëndë plasëse, por ishin dy GPS. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të rasit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button