Aktualitet
FOTO/ Gjest i papritur nga tifozët grekë: “Kosova është Shqipëri”

Një banderolë me mbishkrimin “Kosova është Shqipëri” është shfaqur mbrëmjen e kësaj të enjteje në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Opap Arena” të Athinës mes skuadrës së AEK-ut vendas me holandezët e Ajax e vlefshme për grupet e Europa League.
Sapo ajo u shfaq ka bërë që stadiumi të shpërthejë në duartrokitje dhe brohoritje nga të pranishmit. Banderola është hapur nga një grupim tifozësh i quajtur “Original 21”.
Sipas mediave greke ky qëndrim i tifozëve të AEK ishte një përgjigje ndaj rivalëve të Olympiakos që pak javë më parë shfaqën një banderolë ku shkruhej “Kosova është Serbi’, e cila mori kritika të shumta. ©
#FOTO #Gjest #papritur #nga #tifozët #grekë #Kosova #është #Shqipëri
Lapsi