Victoria Beckham thyen heshtjen për “tradhëtinë” e David

Njëzet vjet pas lidhjes së dyshuar të burrit të saj, Victoria Beckham ka thyer heshtjen për momentin që për pak sa nuk prishi martesën e saj.
Në dokumentarin e ri të Netflix-it “Beckham”, stilistja reflektoi për kohën kur David Beckham u akuzua për tradhëti ndërsa luante në Spanjë në 2003, pas transferimit nga Manchester United në Real Madrid.
“Ishte periudha më e vështirë sepse ndihej sikur bota ishte kundër nesh,” zbuloi Victoria. Ajo vijoi të përshkruante dhimbjen dhe ankthin që ndjeu ndërsa përpiqej të shpëtonte martesën e saj me Davidin.
“E dini, në Madrid, ndonjëherë ndiheshim si ne kundër gjithë të tjerëve, por ishim bashkë, ishim të lidhur, kishim njëri-tjetrin,” tha ajo. “Por kur ishim në Spanjë, nuk më dukej sikur kishim njëri-tjetrin. Dhe kjo është e trishtueshme. Nuk mund të filloj as t’ju tregoj se sa e vështirë ishte dhe si ndikoi tek unë. Ishte një makth. Ishte një cirk absolut – dhe të gjithëve u pëlqen kur cirku vjen në qytet, apo jo? Nëse nuk jeni në të.”
Edhe pse Beckhams gjithmonë i kanë mohuar pretendimet se David në të vërtetë kishte një lidhje – kur u pyet nëse ajo ishte e inatosur me burrin e saj në atë kohë, Victoria e pohoi. “Nëse jam plotësisht e sinqertë, po, isha e inaosur,” pranoi ajo. “Nuk isha e lumtur.”
David trajtoi situatën gjithashtu në dokumentar, duke pranuar, “Kishte disa histori të tmerrshme që ishin të vështira për t’u trajtuar. Ishte hera e parë që unë dhe Victoria ishim vënë nën një lloj presioni në martesën tonë.” Por pavarësisht dramës, martesa e tyre mbijetoi./
#Victoria #Beckham #thyen #heshtjen #për #tradhëtinë #David
Lapsi