Life Style

Unioni i Gazetarëve dënon dhunën ndaj Zefit: Kërcënimi ndaj lirisë së fjalës këmbanë alarmi

Gazetari dhe botuesi i portalit Pamfleti, Gjergj Zefi është dhunuar dje me sende të forta në Tiranë.

Motivet e këtij sulmi mbeten ende të paqarta.

Ndërkohë Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka dënuar dhunën ndaj gazetarit.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, UGSH u bën thirrje autoriteteve të vendosin para drejtësisë autorët.

“Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dënon ashpër dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Gjergj Zefi, mbasditen e së martës më 3 Tetor 2023, në një ndër rrugët e Tiranës. Goditjet fizike me mjete të forta mbi gazetarin, lëndimet e tij, përbëjnë një akt të rëndë.

UGSH u bën thirrje autoriteteve të shtetit, të gjejnë menjëherë autorin dhe ta çojnë para drejtësisë.

Dhuna fizike ndaj gazetarëve është një akt i papranueshëm në një shoqëri normale.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, kërkon ndaj institucioneve dhe autoriteteve të vendit, që të parandalojnë dhe të mos përkrahin klimën e kërcënimit ndaj reporterëve dhe redaktorëve të mediave.

Sa më e lirë të jetë një media, aq e lirë është shoqëria. Dhuna e kërcënimi ndaj lirisë së fjalës është këmbanë alarmi për të gjithë qytetarët, ndërsa agresioni fizik mbi punonjësit e mediave është krim i rëndë dhe me pasoja për krejt shoqërinë”, thuhet në reagimin e UGSH.

/a.r

#Unioni #Gazetarëve #dënon #dhunën #ndaj #Zefit #Kërcënimi #ndaj #lirisë #së #fjalës #këmbanë #alarmi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button