Gjetja unike e teknikut Pioli për të frenuar “Murin e Verdhë” të Dortmund

Te Milan ka pritshmëri të madhe për ndeshjen e Champions League kundër Borussia Dortmund, e planifikuar për nesër në mbrëmje në stadiumin historik Signal Iduna Park të qytetit gjerman. Një ndeshje thelbësore për rrugën europiane të skuadrës së teknikut Pioli, e cila në debutimin e saj ndaj Newcastle nuk shkoi përtej barazimit 0-0. Një ndeshje për t’u përgatitur deri në detaje, duke i kushtuar vëmendje të veçantë edhe një prej armëve më të rrezikshme të klubit verdhezi: tifozerisë së tij.
Sfida në tokën gjermane ndaj Borussia Dortmund premton të jetë e vështirë. Jo vetëm për shkak të potencialit të kundërshtarit, por edhe për shkak të ambientit shumë të nxehtë që Milan do të gjejë në Signal Iduna Park, i njohur historikisht si Westfalenstadion. “Muri i Verdhë”, kthesa e famshme e klubit verdhezi, është mbresëlënës, dhe arrin të trembë edhe kundërshtarët më të përgatitur dhe me përvojë. Për këtë arsye, trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli, ka studiuar një lëvizje të veçantë për ta frenuar atë.
Në seancën e fundit në Milanello para nisjes për në Gjermani, trajneri emilian vendosi të transmetojë këngët më të famshme të tifozëve historikë të Borussia Dortmund nga altoparlantët e qendrës sportive. Një mënyrë për ta mësuar ekipin menjëherë me atë që e pret në ndeshjen e nesërme në mbrëmje. Një ide atipike: a do të arrijë efektin e dëshiruar? Mbetet për tu parë.
#Gjetja #unike #teknikut #Pioli #për #të #frenuar #Murin #Verdhë #të #Dortmund
Lapsi