Aktualitet
Përmbytje në Indi, raportohet për 23 ushtarë të zhdukur

23 anëtarë të ushtrisë Indiane janë shpallur të zhdukur si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga një stuhi e fortë në Sikkim në verilindje të Indisë, tha sot zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes. Shirat prekën luginën rreth 150 kilometra në veri të Gangtok, i cili ndodhet jo shumë larg kufirit me Kinën.
“Disa objekte ushtarake në luginë janë prekur nga përmbytjet dhe po bëhen përpjekje për të përcaktuar bilancin e kësaj fatkeqësie”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes të Indisë në qytetin Guwahati.
#Përmbytje #në #Indi #raportohet #për #ushtarë #të #zhdukur
Lapsi