Champions/ Braga, përmbysje spektakolare në Berlin nga 2-0 në 2-3: Real Sociedad thyen Salzburg

Raundi i dytë i fazës së grupeve të Champions ka nisur me dy sfidat në Berlin dhe Salzburg. Befasia erdhi në grupin D, ku Real Sociedad shkoi të fitonte 0-2 ndaj Salzburg në Austri. Spanjollët zhbllokuan ndeshjen me Oyarzabal (7′), dhe më pas dyfishuan epërsinë me Brais Mendez (27′). Në grupin C, në Berlin u shënua një rikthim i bujshëm nga Braga, që nga dy gola disavantazh u imponua 2-3 në shtëpi ndaj Union Berlin. Dygolëshi i Becker për gjermanët, u sfumua nga golat e Niakaté, Bruma dhe Castro.
RB SALZBURG-REAL SOCIEDAD 0-2
Gjithçka mjaft e lehtë për Real Sociedad, që mundi Salzburg në Austri 2-0 në grupin D. Fillim i fortë për spanjollët, të cilët morën avantazhin që në minutën e 7′. Brais Mendez gjeti në zonë Oyarzabal, i cili u rrotullua me shpejtësi dhe me të majtën mposhti portierin. Austriakët nuk arritën të reagonin menjëherë, me miqtë që goditën sërish njëzet minuta më vonë. Në minutën e 27′ Brais Mendez kaloi nga asistues në golashënues, me golin e 2-0. Në pjesën e dytë, djemtë e Struber u përpoqën të mbanin topin për të krijuar raste shënimi. Por ekipi i Barrenetxeas u mbrojt kompakt pa lejuar shumë. Në fund bardhekuqtë nuk mund të rihapnin ndeshjen, me spanjollët që morën fitoren, që i ngjit në krye të grupit për momentin, me 4 pikë. Salzburg mbetet në kuotën 3.
UNION BERLIN-BRAGA 2-3
Rikthim i çmendur për Bragën, nga 0-2 në 3-2 ndaj Union Berlin. Ndeshje e ekuilibruar dhe argëtuese në fillim, me portugezët që ushtruan një presion të mjaftueshëm. Gjermanët tentonin të riniseshin në kundërsulm dhe në minutën e 30′ zhbllokuan ndeshjen. Kral shërbeu Becker në thellësi, me sulmuesin që fluturoi drejt zonës dhe me diagonale bëri 1-0. Shtatë minuta më vonë skenari u përsërit, me Tousart, që i dha mundësinë lojtarit nga Surinami dygolëshin personal. Pak para fundit të pjesës së parë miqtë u kthyen në lojë, me 2-1 e shënuar nga Niakaté. Braga e zhvendosi inercinë e ndeshjes nga e tyre dhe me kthimin në fushë pas pushimit barazoi. Në minutën e 51′ Bruma finalizoi me një kryevepër duke rivendosur ekuilibrin. Ndeshja u luajt me ritëm shumë të lartë, ku të dyja skuadrat ishin të etura për të marrë tre pikët. Kur gjithçka sugjeronte për një barazim, erdhi goli i ndeshjes për portugezët. Në minutën e 94′, në kohën e plotë shtesë, André Castros i dha tre pikët Artur Jorge. Braga fiton dhe ngjitet në 3 pikë në renditje, ndërsa Union Berlin qëndron me 0.
#Champions #Braga #përmbysje #spektakolare #në #Berlin #nga #në #Real #Sociedad #thyen #Salzburg
Lapsi