Aktualitet

Video/ La Torre “çmend” Kukësin: Nica përmbys Erzenin dhe i bashkohet trenit të skuadrave

La Torre

Nga i pashpresë me 0 pikë në katër ndeshje, tashmë në javën e shtatë të Superiores Kukësi e sheh veten në kuotën e 7 pikëve. Rezultati i tretë pozitiv radhazi për verilindorët që kanë mposhtur me përmbysje në shtëpi Erzenin. Vendosi dygolëshi i La Torre, që zhvlerësoi avantazhin provizor të Maliqit. Stavri Nica arrin të lëvizë nga vendi i fundit në klasifikim ekipin e tij, duke iu bashkuar trenit të skuadrave të tjera.

“Është ndeshja që mund të na ndryshojë sezonin” thoshte Nica në vigjilje dhe Kukësi insistoi që në fillim për të fituar takimin. Një sfidë që ka prodhuar mjaft emocione, por sidomos në pjesën e dytë që pa edhe rikthimin e verilindorëve. Presioni i kishte rënduar këmbët të besuarve të Nicës që vuajtën në kundërsulmet e miqve. Erzeni krijoi raste e shënoi edhe golin e avantazhit me anë të Maliqit. Në minutën e 31′ mesfushori gjeti topin në këmbë pas një gafe totale të prapavijës kuksiane, duke shënuar golin e avantazhit.

Nica duhet të jetë ndjerë në dhomat e zhveshjes sepse Kukësi ishte krejt ndryshe. Erzeni linte hapësira dhe e la kundërshtarin të luante. Ndoshta ky është gabimi i skuadrës së Deliallisit, që pa të rikuperohet nga La Torre. Në minutën e 67′ një e majtë e fuqishme e tij përfundoi nën traversë, duke bërë të pavlefshme tentativën për shpëtim të portierit. La Torre pastaj e kompletoi përmbysjen tre minuta nga fundi, duke i dhënë Kukësit fitoren e dytë të këtij kampionati.


7 pikë për Kukësin, që lë pas provizorisht Dinamon, duke u bashkuar me skuadrat e tjera. Nica afrohet tani -1 nga Erzeni, që mbetet në vendin e 6.

#Video #Torre #çmend #Kukësin #Nica #përmbys #Erzenin #dhe #bashkohet #trenit #të #skuadrave

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button