Aktualitet

Kurti: Sulmi terrorist, pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës

Albin Kurti konference policet rrembimi nderkombetaret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar sërish për sulmin nga grupe të armatosura serbe në veri të vendit. Në një postim në platformën ‘X’, ai shkruan se bazuar në dokumentet e konfiskuara e të konfirmuara nga policia e Kosovës, sulmi terrorist kishte qëllim aneksimin e veriut të Kosovës.

“Në bazë të dokumentacionit të konfiskuar nga Policia e Kosovës, konfirmohet se sulmi terrorist ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës, nëpërmjet një sulmi të koordinuar në 37 pozicione të dallueshme. Kjo do të sillte krijimin e një korridori për në Serbi, për të mundësuar furnizimin me armë dhe me trupa”, ka shkruar kryeministri Albin Kurti.

Ka kaluar një javë nga sulmi terrorist ndaj policisë së Kosovës, që ndodhi në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Policia e Kosovës ka vazhduar me operacionet ku ka konfiskuar arsenal armësh në zonën ku ndodhi sulmi, duke përfshirë këtu: granatahedhës, antiplumb, karikator me fishekë, kapela ushtarake, dorëza, pushkë gjuetie, snjaper, radiolidhje etj.


#Kurti #Sulmi #terrorist #pjesë #një #plani #më #të #madh #për #të #aneksuar #veriun #Kosovës

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button