VIDEO/ Makina çan murin dhe futet në stacionin e policisë

Një person përballet me akuza të shumta, duke përfshirë terrorizmin pasi e futi makinën e tij përmes një muri në stacionin e policisë në shtetin amerikan të Nju Xhersit.
Oficerët e policisë thonë se ai hyri në dhomën e tyre të stafit, ndërsa kishte vendosur këngën “Welcome to the Jungle” (Mirëserdhët në xhungël) të Guns N’ Roses në makinën e tij.
Ai akuzohet gjithashtu se ka përplasur me dashje garazhin e një rezidence private më herët të njëjtën ditë. Duke shpallur akuzat, policia publikoi pamjet e ngjarjes, e cila ndodhi më 20 shtator.
Burri, i identifikuar si John Hargreaves, përballet tashmë me disa akuza të rënda, duke përfshirë terrorizmin, që parashikon një dënim maksimal me burgim të përjetshëm.
Është e paqartë nëse dikush u lëndua dhe se çfarë e shtyu Hargreaves të përplasej nëpër ndërtesa. Ai po mbahet në një burg të Nju Xhersit. ©
#VIDEO #Makina #çan #murin #dhe #futet #në #stacionin #policisë
Lapsi