Aktualitet

Diferenca/ Rama shqiponjë me terroristët në Turqi, zog me terroristët në Kosovë

Edi Rama di si të dënojë një sulm terrorist. Kryeministri di që të flasë edhe në emër të Shqipërisë kundrejt një sulmi terrorist si ai që ndodhi në Turqi sot. Thjesht nuk di (ose do) ta bëjë me Kosovën.

Shikoni si reagoi Edi Rama ndaj sulmit të sotëm terrorist tek ministria e Brendshme e Turqisë.

“Sulmi terrorist në Ankara, është një akt i neveritshëm burracakërie që Shqipëria e dënon ashpër. Ai duhet të ndihmojë shumë në Europë që të kuptojnë dhe mbështesin më mirë Turqinë në luftën kundër terrorizmit” – shkruan Rama në plaftormën “X”.


Ky është një reagim i fortë dhe i shpejtë. Por Rama nuk arriti ta bëjë këtë kur serbët sulmuan policinë e Kosovës, dhe një polic, Afrim Bunjaku, mbeti i vrarë.

Ndryshe nga si reagoi për sulmin në Turqi, për atë të Kosovës, Rama shkruajti më gjatë, por shumë më butë.

Shikoni se si shkruante në “X” Edi Rama më datë 24 shtator, kur policia kosovare shkëmbente të shtëna me terroristët serbë të udhëhequr nga njeriu i Beogradit në Kosovë, Milan Radojçiç.

Rama flet për një tragjedi të cilën e sheh si kambanë alarmi dhe se Kosova dhe Serbia duhet të ulen në tryezën e dialogut të normalizimit, një reagim i denjë për një euro-burokrat që preferon të pensionohet në Bruksel.

“Tragjedia e humbjes së jetës së efektivit të Policisë së Kosovës është këmbana më e madhe e alarmit deri më sot për rrezikun e vazhdueshëm të eskalimit të krizës së zgjatur në një konflikt të armatosur. Kriminelët që i morën jetën një njeriu të pafajshëm, i cili shërbente nën uniformën shtetëtore të forcave të rendit të Republikës së Kosovës, duhet të dalin përpara drejtësisë. Komuniteti euroatlantik duhet të mbledhë të gjithë forcën e tij imponuese dhe të ulë pa kthim, Kosovën dhe Serbinë në tryezën e Dialogut të Normalizimit. Thirrja e një konference të jashtëzakonshme paqeje, nën mbikqyrjen e garancinë e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara, e njëkohësisht marrja e të gjitha masave të jashtëzakonshme me KFOR-in, për moslejimin e eskalimit të mëtejshëm të situatës, janë një domosdoshmëri strategjike jo vetëm për rendin e sigurinë në Kosovë sot, po edhe për paqen e të ardhmen e rajonit nesër, përpara sesa kriza e zgjatur në Veriun e Kosovës të dalë jashtë kontrollit e të kthehet në një zjarr destabilizues për krejt rajonin.” – shkruajti Rama.

Krahasimin bëjeni vetë…

© 

#Diferenca #Rama #shqiponjë #terroristët #në #Turqi #zog #terroristët #në #Kosovë

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button