Presidenca e dytë në OKB u përmbyll sot nga Shqipëria, ministri Hasani: Krenarë që kemi drejtuar KS në një periudhë kaq kritike

Shqipëria përmbyll sot Presidencën e dytë dhe të fundit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ndërsa ministri i Jashtëm Igli Hasani ka reaguar për këtë në rrjetin social X.
Hasani u shpreh se në fokus të kësaj presidence të KS nga Shqipëria ishte nevoja urgjente për të mbështetur ligjin ndërkombëtar dhe Kartën e OKB-së, si dhe përshpejtimi i ndihmës humanitare në mbarë botën.
Ai u shpreh se Shqipëria ndihet krenare që ka drejtuar me sukses Këshillin e Sigurimit në një periudhë kaq kritike.
“Shqipëria përmbyll sot Presidencën e dytë dhe të fundit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në fokus të së cilës ishte nevoja urgjente për të mbështetur ligjin ndërkombëtar dhe Kartën e OKB-së, si dhe përshpejtimi i ndihmës humanitare në mbarë botën. Ndihemi krenarë që kemi drejtuar me sukses Këshillin e Sigurimit në një periudhë kaq kritike”, u shpreh ai./m.j
#Presidenca #dytë #në #OKB #përmbyll #sot #nga #Shqipëria #ministri #Hasani #Krenarë #që #kemi #drejtuar #në #një #periudhë #kaq #kritike