Aktualitet

Gjendet i vdeκur shqiptari që ekzekutoi ish-bashkëshorten në Itali

Është gjetur i vdekur shqiptari Alfred Vefa, i cili dyshohet se një ditë më parë ekzekutoi me armë zjarri për motive xhelozie ish-bashkëshorten e tij Klodiana Vefa. Trupi i Vefës u gjet brenda një makine, në një zonë të izoluar të komunës San Casciano në Val di Pesa dhe autoritetet dyshojnë se është vetëvrarë, kjo dhe për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

Sipas policisë, shqiptari e vrau veten duke qëlluar me të njëjtën armë me të cilën kishte vrarë ish-bashkëshorten.

Rreth orës 4 të mëngjesit të së shtunës, në një zonë të izoluar të komunës San Casciano në Val di Pesa, një qytetar ka denoncuar një makinë të dyshimtë, të parkuar dhe të braktisur. Karabinierët që ndërhynë konstatuan se ishte makina e Alfred Vefës.


36 vjeçarja Klodiana Vefa u qëllua me armë në kokë nga ish-bashkëshorti i saj në mes të rrugës. Gruaja po kthehej në ato momente nga puna, teksa në shtëpi e prisnin dy fëmijët.

#Gjendet #vdeκur #shqiptari #që #ekzekutoi #ishbashkëshorten #në #Itali

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button