Aktualitet
Autoritetet e Kosovës i dorëzojnë familjarëve trupat e tre serbëve të νrarë

Autoritetet e Kosovës u kanë dorëzuar sot familjarëve trupat e 3 serbëve të vrarë në veri, gjatë sulmit terrorist mbi policinë në Banjskë të Zveçanit.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat në Kosovë, sipas të cilave, trupat e viktimave janë tërhequr nga familjarët pas përfundimit të autopsisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Familjet e serbëve të vrarë raportohet se i tërhoqën trupat e të afërmve të tyre në orën 14:00. Policia e Kosovës ka qenë e vendosur afër vendit ku janë dorëzuar trupat.
#Autoritetet #Kosovës #dorëzojnë #familjarëve #trupat #tre #serbëve #të #νrarë
Lapsi