Life Style

“Për Bashaliun morëm 50 mijë euro”, dëshmia e të penduarit të drejtësisë: Selimin e vramë se kishte të dashur nënën e…

Zbardhen të tjera dëshmi tronditëse të të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, i cili me rrëfimin e tij zbuloi 6 vrasje, që kanë si autorë të dyshuar të krimeve, janë anëtarët e bandës së Laert Haxhisë. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb dëshminë e Tafanit, i cili pohoi se Albi Bashaliu është vrarë për motive gjakmarrje nga grupi i drejtuar nga Laert Haxhiu, që sipas tij u pagua me 50 mijë euro.

Ndërkohë, vëllai i Albi Bashaliut, Leonard Bashaliu akuzohet për vrasjen e Ylber Xhahysës. Duke marrë shkas nga kjo ngjarje, Enriko Xhahysa mori pjesë në krim, por edhe pagoi grupin e Laetrit për të vrarë për motive gjakmarrje. Sakaq, Ccajup Selimi është vrarë, sipas të penduarit të drejtësisë pasi kishte një lidhje intime me nënën e një prej të akuzuarve si pjesë e grupit të Laert Haxhisë.

Po ashtu mësohet se Fridman Xhaferraj dyshohet se është vrarë sepse kërcënonte grupin e Haxhiut se do t’i denonconte në polici dhe do të tregonte krimet e tyre. Nga ana tjetër, pjesë e ngjarjeve të zbardhura janë dhe dy vrasje në Greqi, që thuhet se kanë si motiv trafikun e drogës.

/a.d

#Për #Bashaliun #morëm #mijë #euro #dëshmia #të #penduarit #të #drejtësisë #Selimin #vramë #kishte #të #dashur #nënën

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button