Sulmi terrorist në veri, Blinken i përmend masat Vuçiçit

Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq tashmë po i përmenden masat, madje, nga sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Ky i pari, sipas mediumit serb opozitar, “Nova.rs”, ka deklaruar që ka pasur një bisedë me Blinken kur janë pajtuar për nevojën e deeskalimit të situatës.
“U pajtuam që ka nevojë për deeskalim, për një rol më të madh të KFOR-it, dhe se Serbia definitivisht mbështet një rol më të madh të KFOR-it dhe do të donim të ishte ekskluzivisht në veriun e Kosovës.” – ka thënë ai.
Po ashtu, Vuçiq ka bërë të ditur se Blinken i ka folur për masa, por se pretendoi se ky i ka “kundërshtuar ato”.
“Blinken foli edhe për disa masa, thash që jam kundër kësaj.” – ka thënë ai./Nacionale
#Sulmi #terrorist #në #veri #Blinken #përmend #masat #Vuçiçit
Lapsi