Galaja e Festës së Mesvjeshtës e CMG-së shpërfaq kulturën e veçantë kineze

Galaja e Festës së Mesvjeshtës nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG) ishte një shfaqje mjaft poetike dhe tërheqëse për publikun, falë ndjenjës estetike që krijuan dizajnet delikate skenike në mjedise që të ngrohin shpirtin.
Galaja vjetore, e njohur gjithashtu si “Qiuwan” në kinezishte, organizohet në Yibin të provincës Sichuan të Kinës Jugperëndimore.
Yibin ka lumenjtë Jinsha e Minjiangqë derdhen në lumin Jance dhe shumë nga pjesët e galasë ishin të frymëzuara nga poezitë e lashta për lumin Jance, i cili vlerësohet një nga djepet e qytetërimit kinez.
Galaja u fokusua në pesë imazhe kulturor, përkatësisht poezinë, kulturën e pijeve alkoolike, hënën, ujin e bambunë, dhe ndahej në tre pjesë.
Shfaqja e këtij viti përmbante edhe numra plot ndjenjë, me fokus të fortë te vlerat familjare e lidhjet njerëzore. “Fëmijëria” përshkruante vegjëlinë e thjeshtë dhe të bukur, ndërsa “Babai” dhe “Qielli i madh” rrëfenin dashurinë e thellë të prindërve në mbarë botën.
Sa herë që hëna e plotë dhe e ndritshme shkëlqen në qiell, ajo ngjall ndjenja të përhershme, të thjeshta e të thella ndaj shtëpisë dhe atdheut në zemrat e kinezëve anembanë botës. Këngëtarja nga pjesa kontinentale e Kinës Yuan Yawei bashkëpunoi me Kenji Wu nga Tajvani, Wong Cho Lam nga Hong-Kongu dhe Sofia nga Makao për të interpretuar së bashku pjesën “Ne këndojmë të njëjtën këngë”.
Këngëtarja kineze Tan Weiwei dhe këngëtari nga Kazakistani Dimash, së bashku me tre muzikantë nga Kameruni, Indonezia dhe Nepali, interpretuan “Një mijë kilometra ëndrra së bashku”, me temë ndërtimin e përbashkët të “Një brez, një rrugë”.
Festa e Mesvjeshtës, e cila bie më 29 shtator këtë vit, është një festë tradicionale kineze e bashkimit familjar, kur hëna është më e plotë dhe më e ndritshme në ditën e 15-të të muajit të tetë sipas kalendarit hënor. Gjatë festës, familjet mblidhen për të admiruar hënën e plotë, për të shijuar ëmbëlsirat e kekut të hënës dhe për të ndezur fenerë.
Për kinezët, kjo festë ka një rëndësi të veçantë dhe bashkimi familjar me këtë rast është rrënjosur thellë në ndërgjegjen e tyre për mijëra vjet.
#Galaja #Festës #së #Mesvjeshtës #CMGsë #shpërfaq #kulturën #veçantë #kineze