Sport

Video/ Zabërgja shpëton italianin Di Biaggio: Dinamo fiton në Laç me 10 lojtarë

Zabërgja

Frymëmarrje për teknikun Luigi Di Biaggio, që spostohet për herë të parë nga zona e ftohtë e renditjes. Dinamo rrëmben në Laç fitoren e dytë në kampionat, duke mundur 0-1 kurbinasit në javën e 6 të Superiores. Zabërgja vendosi ndeshjen në minutën e 12′, duke futur në telashe Skerdi Bejzaden. Humbja e dytë radhazi për bardhezinjtë, që nuk përfituan dot as nga kartoni i kuq për Behiratche në minutën e 63′.

Nuk ishte momenti më i mirë për Laçin, që vinte nga humbja me Egnatian, por ishte akoma më i keq për Dinamon: e fundit me një fitore e katër humbje. Di Biaggio e dinte se nuk mund të lejoheshin më hapa fals. Italiani po ndërton një skuadër të së ardhmes, por pozitat në renditje ishin emergjente. Bejzade në anën tjetër pasi humbi kundër skuadrës më të fortë të kampionatit, si etiketoi Egnatian, kërkonte të rikthehej te suksesi. Nuk ka ndodhur kështu, edhe pse Zabërgja zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 12′.

REZISTENCË ME 10 LOJTARË

Ekuilibrat u prishën dhe Laçi e ndjeu goditjen. Soboudale dhe Ujka dhanë sinjalet e alarmit, por bardhezinjtë nuk po gjenin dot mënyrën për të bërë keq. Dinamo në anën tjetër mendoi më shumë për mbrojtjen. Tipike për një trajner italian, edhe pse Tresa e Ujka e frikësua në minutën e 50′ e 51′. Mesfushori e proboi edhe në të 58′, duke gjetur Rexhepin gati në një pritje vendimtare. Në minutën e 63′ gjërat u vështirësuan edhe më shumë. Dinamo mbeti me 10 lojtarë në fushë pasi Behiratche u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke lënë kryeqytetasit në inferioritet.


Pavarësisht tentativave të Laçit, asnjëherë me rrezikshmëri të madhe, Di Biaggio arriti të ruajë fitoren. Kështu të besuarit e Di Biaggio marrin fitoren e dytë për këtë edicion në Superiore, duke shkuar në 6 pikë në vendin e tetë. Laci mbetet me një pikë më shumë e një vend më lart në renditje.

#Video #Zabërgja #shpëton #italianin #Biaggio #Dinamo #fiton #në #Laç #lojtarë

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button