VIDEO/ ‘Qysh i kam llafet e Serbisë?’ përplasen LIVE analisti dhe ish i burgosuri: Të kap prej fyti…

Ish i burgosuri politik nga Gjakova, Afrim Caka, iu kërkua të largohej nga studio e ‘Debat Plus’-it prej drejtuesit të emisionit Ermal Panduri, pasi ai i tha gazetarit dhe analistit Astrit Gashi, se “i ke fjalët nga Serbia”.
Gashi e humbi toruan me Cakajn të cilit iu kthye me një reagim tejet moralisht të lënduar nga ofendimi dhe akuza e këtij të fundit.
“Qysh i kam llafet e Serbisë?”, shpërtheu fillimisht Gashi ndaj Cakat, teksa shtoi edhe se “unë të kapi për fyti” dhe “haram të koftë”.
Pas kësaj ndërhyri Panduri i cili kërkoi nga Caka që të lirojë studion.
“Zoti Caka, ma liro studion”, tha Panduri teksa kërkoi nga regjia që t’ia ndalojë mikrofonin.
Gashi, i cili pësoi indinjatë të thellë nga fjalët e Cakës u shpreh se “Kjo mu më dhemb në zemër” dhe personit në fjalë “kurrë në jetë s’ia fali”.’Kurrë në jetë s’ia fali’.
/a.r
#VIDEO #Qysh #kam #llafet #Serbisë #përplasen #LIVE #analisti #dhe #ish #burgosuri #Të #kap #prej #fyti..